LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një shtetas çek në Kosovë, kishte urdhërarrest ndërkombëtar

Arrestohet një shtetas çek në Kosovë, kishte urdhërarrest ndërkombëtar

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një shtetas çek, ai i ishte në kërkim ndërkombëtar.

Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se shtetasi çek ishte i dënuar nga autoritetet e Çekisë me gjashtë vite burg për veprën penale “mashtrim”, transmeton Telegrafi.


“Në vazhdën e angazhimeve ligjore për parandalimin dhe luftimin e veprave penale përfshirë edhe luftimin e kriminalitetit që kalon kufijtë shtetëror, në veçanti identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar që provojnë t’i ikin drejtësisë, përfshirë edhe drejtësinë ndërkombëtare, Policia e Kosovës përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit (ILECU), po vepron me kompetencë dhe profesionalizëm duke dëshmuar bashkëpunimin e vazhdueshëm me autoritetet ndërkombëtare për zbatim të ligjit. Pas një bashkëpunimi ndërmjet autoriteteve kompetente, sot me datë 05.12.2019, nga Policia e Kosovës, përmes njësitit për persona të arratisur (FAST Kosova) është arrestuar shtetasi Çek me iniciale  M.J. (viti i lindjes 1965), i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar dhe Evropian, dhe i dënuar nga Autoritetet e Çekisë me gjashtë (6) vite, për vepër penale mashtrim”, thuhet në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës, transmeton Telegrafi.

Tutje policia bën të ditur se me vendim të prokurorit të shtetit i njëjti  është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori