LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte, mori pjesë në vrasjen e tre shqiptarëve në Prizren

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte, mori pjesë në vrasjen e tre shqiptarëve në Prizren
Foto: Ilustrim

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njofton se ka arrestuar një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton se pas një pune intensive hetimore të Policës së Kosovës, Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të luftës dhe me autorizim të Prokurorit Special, është arrestuar i dyshuari me inicialet M.P. i nacionalitetit serb, Shtetas i Kosovës dhe Serbisë, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Krimi i luftës kundër popullsisë civile’’, vepër kjo e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ( tutje “LP-RSFJ”) si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale.


“Prokuroria Speciale njofton se ndaj të njëjtit është dorëzuar kallëzim penal me dyshimin se në shtator të vitit 1998, në Lagjen ‘’Hoqa Mahall’’ në Prizren, ka marr pjesë në vrasjen e tre (3) personave civil të nacionalitetit shqiptar, të cilët nuk ishin të përfshirë në luftë”, bën të ditur Prokuroria.

Me urdhër të prokurorit të çështje, i pandehuri gjendet nën masën e arrestit dhe ndalimit policor, për tu dërguar tek Gjyqtari i Procedurës Paraprake, brenda afatit ligjor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori