LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një person, ngacmoi një mashkull në Istog

Arrestohet një person, ngacmoi një mashkull në Istog
Foto: Ilustrim

Një person (mashkull) është arrestuar pasi ka ngacmuar një person (mashkull) tjetër.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 08:00 në fshatin Gjurakoc të Istogut.


Tutje në raport bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Gjurakoc, Istog 06.01.2023 – 08:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ngacmuar ankuesin mashkull. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/