LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një person në Vushtrri, dyshohet se dhunoi seksualisht një vajzë të mitur

Arrestohet një person në Vushtrri, dyshohet se dhunoi seksualisht një vajzë të mitur
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar një person në Vushtrri, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer sulm seksual ndaj një vajze të mitur.

Policia njofton se rasti ka ndodhur ditën e hënë rreth orës 18:46, transmeton Telegrafi.


“Është arrestuar një i dyshuar mashkull Kosovar pasi i njëjti dyshohet se ka kryer sulm seksual ndaj viktimës femër kosovare mitur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe posedon raport”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia bën të ditur se me urdhër të prokurorit I dyshuari është dërguar në mbajtje./Telegrafi/