Arrestohet një person në Novobërdë, dyshohet për dhunim dhe keqpërdorim të fëmijëve në pornografi

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për dhunim dhe keqpërdorim të fëmijëve në pornografi.
Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari mashkull kosovar, dyshohet se më 13 qershor 2025 kishte abuzuar seksualisht me një viktimë femër kosovare dhe po ashtu kishte shpërndarë një video incizim me përmbajtje të tillë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Hetimet për këtë rast janë duke vazhduar. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































