LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një person i kërkuar për veprën tentim vrasje në Prishtinë

Arrestohet një person i kërkuar për veprën tentim vrasje në Prishtinë
Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar pasi ka qenë në kërkim nën dyshimin për një tentim vrasje që ka ndodhur më datën 07.03.2025 në rrugën “Fahri Fazliu”, në Prishtinë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur të dyshuarit me inicialet O.A i është sekuestruar një armë zjarri.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Prishtinë, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës, dhe kjo duke punuar me vendosmëri dhe përkushtim për kapjen e personave që dyshohen të jenë të implikuar në veprimtari kriminale, dokumentimin ligjor të veprimeve të tyre kriminale si dhe vënien e tyre para drejtësisë. Si rrjedhojë e këtyre angazhimeve, mbrëmë nga njësiti i hetimeve të përgjithshme,  është siguruar prezenca e personit të dyshuar: – O.A, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës,( i dyshuari i dytë), të cilit i është sekuestruar një armë zjarri. I dyshuari ka qenë në kërkim nga ana e policisë, për një rast tentim vrasje që ka ndodhur me datën 07.03.2025, në rrugën ‘Fahri Fazliu’, në Prishtinë”, thuhet në njoftim.


Po ashtu siç bëhet e ditur në njoftim pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, i dyshuari me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes. /Telegrafi/