Një femër kosovare është arrestuar në Prishtinë më datë 8 mars pasi ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare.

Ngjarja ka ndodhur në orën 19:20, ku e dyshuara, e cila edhe më parë kishte kryer një sulm të ngjashëm ndaj të njëjtës viktimë, e ka goditur sërish.


Pas marrjes në pyetje, prokurori ka urdhëruar që e dyshuara të dërgohet në mbajtje.  Rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/