Arrestohet një grua në Graçanicë – qëndroi rreth dy muaj në hotel dhe u largua pa paguar

Një ngjarje jo e zakonshme ka ndodhur të hënën në Graçanicë.
Policia njofton se ka arrestuar një grua si të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”.
E njëjta dyshohet se nga daja 6 gusht deri më 25 tetor të vitit 2022 në periudha të ndryshme ka qëndruar në një hotel dhe është larguar pa paguar.
“Graçanicë 30.01.2023-14:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin se njëjta nga data 06.08.2022-25.10.2022 në periudha të ndryshme ka qëndruar në një hotel dhe është larguar pa paguar”, thuhet në raportin policor.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit e dyshuara është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
02/02/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate

















































