LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një i dyshuar për kanosje në Gjilan, i gjendet arsenal armësh në shtëpi

Arrestohet një i dyshuar për kanosje në Gjilan, i gjendet arsenal armësh në shtëpi

Policia e Kosovës njoftoi të shtunën se ka arrestuar një person në Gjilan, pasi dyshohet për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas njoftimit, me urdhër të Gjykatësit të procedurës paraprake, Policia ka kryer një kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit, ku ka gjetur arsenal armësh.


“Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar si dëshmi materiale për Gjykatën: Një pushkë gjuetie e llojit SP 100 e kalibrit 12-GA me 25 fishekë të kalibrit 12-GA, një pushkë Karabin me shënjestër optike e llojit Patriot e kalibrit 30-06 SPRG me 156 fishekë të kalibrit 30-06, një revole e llojit Sig Sauer e kalibrit 9mm me dy karikator përkatës dhe shtatë fishekë të kalibrit 9mm, një revole me shurdhues e llojit Pietro Gardone e kalibrit 22LR me 203 fishekë të kalibrit 22LR, një revole me shurdhues e llojit Ofizial sport starters me 81  fishekë të kalibrit 22Long rifle, 37 copë fishekë dhe një tytë e revoles”.

I dyshuari është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të ngritët kallëzim penal për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Kanosje” dhe i dyshuari të ndalet në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Arsim
Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Lajme

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Kalo në kategori