Policia ka njoftuar se ka arrestuar një person në Gjakovë, pasi i njëjti dyshohet se ka kanosur bashkëshorten e tij dhe më pas e ka larguar nga shtëpia.

Rasti ka ndodhur më  4 qershor, transmeton Telegrafi.


"Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ditë më parë kishte kanosur bashkëshorten e tij dhe më pas e kishte larguar edhe nga shtëpia. Gjatë kontrollit të shtëpisë, janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, një automatike AK-47 dhe 597 fishekë", ka njoftuar policia.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/