LAJMI I FUNDIT:

​Arrestohet një 62-vjeçar për vrasje në Skenderaj

​Arrestohet një 62-vjeçar për vrasje në Skenderaj

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmjen e së mërkurës 62-vjeçarin H.I., i dyshuar për një vrasje të ndodhur brenda një lokali në rrugën “Sala e Hamit Jashari” në Skenderaj.

Ndërkohë, një tjetër person i dyshuar vazhdon të jetë në kërkim.

Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 13:50, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka humbur jetën një 42-vjeçar.


Sipas zëdhënësit të policisë rajonale në Mitrovicë, Avni Zahiti, gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit, autoritetet kanë sekuestruar një armë të gjatë, një karikator me 30 fishekë, 15 fishekë të një kalibri tjetër dhe tri revole.

Pas marrjes në pyetje, me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve, në bashkëpunim me prokurorin e shtetit, po vijojnë punën për kapjen e të dyshuarit tjetër dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Drejtësi
KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Kalo në kategori