LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një 33-vjeçare e dyshuar për vjedhje në banesën e ministres Rozeta Hajdari

Arrestohet një 33-vjeçare e dyshuar për vjedhje në banesën e ministres Rozeta Hajdari

Të dielën dyshohet se është kryer vjedhje në banesën e ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Vetë Hajdari kishte raportuar të hënën në polici se në shtëpinë e saj kanë hyrë hajnat.

Lidhur me rastin zëdhënësja e policisë Rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti, bëri të ditur se është arrestuar një 33-vjeçare me inicialet N.K.


“Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, ka arrestuar një person i dyshuar për një rast vjedhje e rëndë që është raportuar me datën 01.10.2023. Puna e hetuesve policor, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarën: N.K. femër, 33 vjeçare, shtetase e Republikës së Kosovës”, deklaroi Ahmeti

Tutje theksoi se e dyshuara me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.

“Ndërkohë, hetuesit e stacionit policor po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin”, tha Ahmeti.

Ndërkaq, mediat raportuan gjatë ditës se Hajdarit iu vodhën 2 mijë e 500 euro dhe gjëra të tjera me vlerë, si dokumente personale dhe kartela bankare përfshirë edhe ato të MINT-it./Telegrafi/