LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet në Spanjë ish-kreu i bandës së Durrësit

Arrestohet në Spanjë ish-kreu i bandës së Durrësit

Ish kreu i bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, është arrestuar këtë të enjte (14 dhjetor) në Spanjë. Lajmi është bërë publik nga Policia e Shtetit përmes një komunikate zyrtare për shtyp.

Policia njofton se si rezultat i bashkëpunimit të FAST Albania me homologët spanjollë u bë e mundur lokalizimi dhe arrestimi i Lulzim Berishës, një personi me rrezikshmëri të lartë shoqërore.


Organet ligjzbatuese po vijojnë me plotësimin e dokumentacionit për ekstradimin e Lulzim Berishës drejt Shqipërisë.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Sant Joan”.

Si rezultat i bashkëpunimit të FAST Albanias me FAST Spanjën, falë informacioneve të siguruara përmes inteligjencës policore nga Policia e Shtetit dhe shkëmbimiet të tyre në kohë, me strukturat e Policisë spanjolle, u bë e mundur kapja e shtetasit me rrezikshëmri të lartë shoqërore Lulzim Berisha.

Vijon bashkëpunimi me autoritetet spanjolle, për plotësimin e dokumentacionit, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Lulzim Berisha u arrestua në 6 prill 2006, ndaj tij Prokuroria e Krimeve të Rënda ngriti 10 akuza, përfshirë krijimin e një organizate kriminale dhe një seri vrasjesh e atentatesh të kryera pas trazirave të vitit 1997 dhe deri në vitin 1999.

Më 16 janar 2012, Lulzim Berisha u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda për pesë vrasje dhe disa atentate.

Organizata e drejtuar prej tij akuzohej për vrasjen e Dritan Sallakut, Viron Currit, Arjan Pajës, Marsel Sotirit, Dritan Dishës dhe Ervin Lames. Vendimi u la në fuqi edhe nga Apeli.

Por, Gjykata e Lartë, në vitin 2014, rrëzoi dënimin me burgim të përjetshëm Berishës dhe vendosi 25 vjet burg për ish-kreun e bandës së Durrësit.

Lulzim Berisha u lirua me kusht nga burgu në 5 dhjetor të vitit 2016, 5 vite para se t’i përfundonte afati.

Në vitin 2020 Berisha është shpallur në kërkim nga SPAK, për krime të tjera të rënda, të ndodhura 17 vite më parë, por të zbardhura pas dëshmiev të të penduarit të drejtësisë Luftar Reçi.

Më pas, më 7 dhjetor 2021, Gjykata e Lartë vendosi rikthimin në burg të Lulzim Berishës.

Edhe Gjykata Kushtetuese, më 27 maj 2022, ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Lartë për rikthimin në burg të ish-kreut të bandës së Durrësit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Kronika e Zezë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Kronika e Zezë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori