LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet legjenda e Arsenalit, Jens Lehmann

Arrestohet legjenda e Arsenalit, Jens Lehmann

Legjenda e Arsenalit, Jens Lehmann, është ndaluar për shkak të dyshimit se ka vozitur në gjendje të dehur.

Veterani i Gunners – në portën e skuadrës së famshme ‘Invincibles’ – u fotografua duke festuar në festivalin e madh të birrës bavareze, në Mynih të dielën.

Gjermani 54 vjeçar, më pas u tërhoq nga policët jashtë festivalit të birrës dhe ishte në gjendje të keqe dhe kishte erë alkooli, raporton Bild.


Jens Lehmann u pa në Oktoberfest

Testet e frymëmarrjes duhej të anuloheshin sepse ish-asi i Emirates “nuk ishte më në gjendje të frynte” dhe në vend të kësaj u dërgua në një stacion policie për teste të mëtejshme.

Atij i është konfiskuar patenta e shoferit, ndërsa policia vijon hetimet për rastin.

Lehmann u fotografua më herët me një fustan tradicional bavarez me një birrë, i rrethuar nga shoqëria në festival.

Lehmann në Oktoberfest në 2014

Lehmann – i cili doli i treti në Kupën e Botës 2006 me Gjermaninë – është përballur me një sërë telashe me policinë gjatë viteve të fundit.

Në dhjetor 2023, ai u gjobit me 400,000 euro nga Gjykata e Qarkut Starnberg, në Bavari, për shkak se dëmtoi garazhin e një komshiut me sharrë me zinxhir për të parë më mirë liqenin Starnberg.

Një gjykatë gjithashtu e kishte dënuar për shkak se i kishte ikur një pagese të makinën për parking në aeroportin e Mynihut. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Liga e Kampionëve
Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Premier League
Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Premier League
Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Ndërkombëtare
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
“Nuk mund të krahasohemi me ta”, Guardiola me fjalë të mëdha për Real Madridin

“Nuk mund të krahasohemi me ta”, Guardiola me fjalë të mëdha për Real Madridin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori