LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet kryetari i Pustecit, Edmond Themelko

Arrestohet kryetari i Pustecit, Edmond Themelko

Nga MPB informojnë se është arrestuar Edmond Themelko, kryetari i komunës së Pustecit, pas të cilit ishte lëshuar fletarrest ndërkombëtar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai ndodhet në stacion policor, prej ku,  sipas procedurës, pritet të dërgohet në burgun e hetimeve Shkup, ku duhet të kalojë paraburgimin 30 ditësh.


Kryetari i komunës Pustec të Shqipërisë, është i akuzuar në rastin “Titanik” për parregullsi zgjedhore./Telegrafi/