Bashkëpunimi i qytetarëve me Policinë  e Kosovës, ka mundësuar që sot rreth orës 08:00, në stacionin e policisë Veriu në Prishtinë, të paraqitet personi i kërkuar për mashtrim V.M, të cilit i  është shqiptuar masa e arrestit policor.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.


Sipas saj, aktualisht hetuesit  po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me prokurorinë përkatëse, lidhur me rastet që dyshohet të jetë i përfshirë i arrestuari.

“Faleminderit mediave dhe qytetarëve për kontributin e vazhdueshëm  dhe besimin në Policinë e Kosovës”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/

174442232 2303593239774649 5713971079462694627 n