LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet kandidati i opozitës për Bashkinë e Himarës

Arrestohet kandidati i opozitës për Bashkinë e Himarës

Kandidati i koalicionit të Sali Berishës dhe Ilir Metës “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Himarë, Fredi Beleri, është arrestuar nga policia pak pas mesnate në një lokal në Himarë.

Momenti i arrestimit është kapur nga kamerat e sigurisë së lokalit. Sipas informacioneve në media, Beleri është arrestuar si i dyshuar për shit-blerje votash.

Mësohet se ai është dërguar në Vlorë ku edhe po kryhen veprimet procedurale.


Beleri akuzohet për korrupsion aktiv në zgjedhje dhe sipas nenit 328 të kushtetutës ai rrezikon deri në 5 vjet burg.

“Do helenizoj Himarën”, kjo deklaratë e Fredi Belerit pak ditë më parë, kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, nuk ka kaluar pa vëmendjen e kryeministri Edi Rama, i cili i dha dje një përgjigje të ashpër.

Rama tha dje se Beleri ka nisur kërcënimet se kush nuk e voton do ua grisë letrat greke. Për këtë arsye, kreu i qeverisë thotë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë duke thënë se ai është personi që ka mbajtur marrëdhënie shumë të mira me Greqinë fqinje, e që sipas tij, nuk ka nevojë për “sekser”, siç e quajti Belerin.

“E kanë marrë nga skutat më të errëta të armiqësisë shqiptare, i cili i kërcënon emigrantët se po nuk votuan për të do ua grisë letrat dhe o u heq mundësinë për të shkuar në Greqi. Nuk ka zot që atyre ua gris letrat se po të jetë puna për të pasur një avokat mbrojtës në Greqi e dinë adresën, është në kryeministri, jo te një sekser që ka mbetur pas. Nuk kemi nevojë për njerëz që nxisin urrejtje, me grekët jemi vëllezër, por secili në shtëpinë e tij. Ky maskara që thotë do vë në vend të drejtat e mohuara në 60 vjet, ky s’di të bëjë llogari”, tha Rama. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=COsOMq8_pUo

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori