Sipas tij bastisja është zhvilluar të enjten në MSH, ndërkaq prokurori i EULEX-it nga Zyra Speciale e Hetimeve e Kosovës, do të kërkojë ndalimin e tyre apo shqiptimin e masave tjera që do të ndalojnë kthimin e Tolajn dhe të tjerëve në Ministrinë e Shëndetësisë dhe atë deri në përfundim të hetimeve.

“Arrestimet janë bërë për shkak të dyshimit se katër punonjësit e ministrisë janë involvuar në korrupsion, përfshirë këtu abuzimin me pozitën zyrtare, manipulimin me tenderë dhe përfshirjen në kontrata të dëmshme të cilat kanë dëmtuar buxhetin e Kosovës”, ka thënë Hawton. /Telegrafi/