Arrestohet i dyshuari për vrasje të rëndë në tentativë në Prishtinë, dërgohet në mbajtje

Një person me inicialet K.D i moshës 35 vjeç është arrestuar me urdhëresë gjykate i dyshuar për vrasje të rëndë në tentativë në Prishtinë.
Sipas një njoftimi bëhet e ditur se drejtoria e policisë së kryeqytetit po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale.
"Në kontekstin e kësaj në një operacion të befasishëm që ndërmorën njësitet e STP Veriut në Prishtinë, arritën të arrestojnë personin e kërkuar: K.D, mashkull, 35 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i kërkuar me urdhëresë gjykate për veprat penale 'Vrasje e rëndë në tentativë' dhe 'Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve' ", thuhet në njoftim.
Tutje siç thuhet në njoftim i njëjti pas arrestimit nga ana e policisë, në koordinim me prokurorin është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/













































