LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen dy femra për prostitucion në Prishtinë

Arrestohen dy femra për prostitucion në Prishtinë
Foto: Ilustrim

Dy femra (një shtetase e Shqipërisë dhe një e Italisë) janë arrestuar nën dyshimin “Mundësim apo detyrim me prostitucion”.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 18:40, në Prishtinë.


Tutje në raport, bëhet e ditur se janë sekuestruar një veturë dhe dy telefona mobil.

“Lidhur me rastin, janë arrestuar dy të dyshuara femra njëra shtetase e R. Shqipërisë dhe tjetra  shtetase e Italisë. Janë sekuestruar një veturë dhe dy telefona mobil. Me vendim të prokurorit, të dyshuarat janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/