LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet algjeriani në Lipjan pasi u zu në flagrancë duke vjedhur në një butik

Arrestohet algjeriani në Lipjan pasi u zu në flagrancë duke vjedhur në një butik
Foto ilustruese

Në fshatin Magure të Lipjanit, është arrestuar një shtetas i Algjerisë, pasi është kapur në flagrancë duke vjedhur në një butik.

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin dhe ka dërguar në mbajtje deri në gjetjen e një përkthyeri për komunikim.


“Fsh. Magure, Lipjan 29.06.2021-23:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Algjerisë, pasi që i njëjti është kapur në flagrancë në një lokal (butik)-pronë e ankuesit mashkull kosovar duke tentuar të kryej vjedhje. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje në Drenas derisa të sigurohet një përkthyes për komunikim”, thuhet në raport. /Telegrafi/