LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet 70-vjeçarja në Suedi, dyshohet se mbajti të birin e ngujuar në apartament për 30 vite

Arrestohet 70-vjeçarja në Suedi, dyshohet se mbajti të birin e ngujuar në apartament për 30 vite

Një grua 70-vjeçe është arrestuar në kryeqytetin e Suedisë, nën dyshimin se kishte mbajtur të ngujuar në shtëpi të birin e saj për më shumë se tri dekada, ka bërë të ditur policia dhe gjykatësi që trajton rastin, raporton NBC News.

Burri në të 40-at është gjetur në apartament nga një familjar gjatë të shtunës, ku raportohet se ishte në gjendje të mjerueshme shëndetësore, ka bërë të ditur gjykatësja Emma Olsson në Stokholm, transmeton Telegrafi.


Ajo theksoi se ai mund të jetë mbajtur i ngujuar për afro 30 vite, e mediat suedeze raportojnë se personi që e ka gjetur u ka thënë se ai ishte shtrirë në një batanije në dysheme, pa dhëmbë në gojë, duke mos mundur të flet dhe i mbuluar me plagë në pjesë të ndryshme të trupit.

“Ai tani është në spital, e di se ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale”, ka shtuar gjykatësja Olsson, e cila nuk ka dhënë detaje tjera për gjendjen e tij shëndetësore.

E përditshmja suedeze Expressen, shkruan se djali i të moshuarës ishte nxjerr nga shkolla në moshën 12-vjeçare dhe prej asaj kohe nuk është ditur pothuajse asgjë për të. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
E thotë kryeministri britanik: Nëse mposht Ukrainën, Putini nuk do të ndalet në kufirin me Poloninë

E thotë kryeministri britanik: Nëse mposht Ukrainën, Putini nuk do të ndalet në kufirin me Poloninë

Botë
Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Bosnja
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Botë
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Botë
Kalo në kategori