LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet 39 vjeçari i dënuar me 8 vjet burg

Arrestohet 39 vjeçari i dënuar me 8 vjet burg

Një shtetas 39 vjeç, i dënuar me 8 vjet heqje lirie, është arrestuar nga policia e Tiranës në kuadër të operacionit të koduar “Star”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr 1, në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme kanë finalizuar operacionin “Star”, duke bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim Florjan Qafa, 39 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


Për këtë shtetas, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka dërguar urdhërin e datës 14.07.2016, të Gjykatës së Rrethit Tiranë, e cila e ka dënuar me 8 vjet burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal. /Telegrafi/