Arrestohet 34 vjeçari nga Podujeva, ishte në kërkim për shkak të vjedhjes

Policia e Kosovës në Podujevë ka arrestuar një person i cili ishte në kërkim me urdhër të Gjykatës Themelore të Prishtinës.
“M. H, mashkull 34 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, kërkohej me urdhëresë nga gjykata, pasi që i njëjti është dënuar me burgim, tri vite e pesë ditë, për veprën vjedhje të rëndë”, thuhej në njoftim.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i dyshuar është dërguar për vuajtje të dënimit. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
26/01/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































