LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet 31-vjeçarja në Fier që grabiste pika karburanti

Arrestohet 31-vjeçarja në Fier që grabiste pika karburanti

Policia e Fierit ka arrestuar një 31-vjeçare e cila grabiste pika karburanti dhe ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e saj.

Në pranga ka rënë Anna Malaj, banuese në Visokë të Mallakastrës, ndërsa po punohet për kapjen e 22-vjeçarit me iniciale E. G., banues në Belinë të Patosit, shkruan TCH.


Këta shtetas, kushërinj me njëri-tjetrin, kanë vjedhur në një pikë karburanti në Levan 30 mijë lekë në fillim të këtij muaji. Më pas, kanë tentuar edhe dy pika të tjera karburanti nën kërcënimin e armës, por pa ia arritur dot qëllimit. /Telegrafi/