LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen tri infermiere dhe një sanitare në Shqipëri, dyshohet se zhvatnin pacientët

Arrestohen tri infermiere dhe një sanitare në Shqipëri, dyshohet se zhvatnin pacientët

Sanitarja e Spitalit “Shefqet Ndroqi”, Tire Alldërvishi nuk ka vepruar e vetme. Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar arrestimin edhe 3 infermierve dhe një tjetër sanitare e spitalit Covid 2, të cilët dyshohet se i kanë marrë para një vajze, duke e mashtruar se po e ndihmonin me kurimin e nënës se saj, e shtruar në këtë spital.

Reklama

Në pranga janë vendosur infermieret Mira Bushi, Sheqerije Koçi, Sidorela Çela dhe sanitarja Rukije Hoxhaj. Skandali i denoncuar nga emisioni Stop, zbuloi se sanitarja Tire Alldërvishi i mori rreth 8 milionë Lekë të vjetra vajzës së një pacientje, duke iu hequr si infermiere.

Sipas Prokurorisë, Tire Alldërvishi ka bashkëpunuar edhe me 3 infermierë të tjerë dhe një kolege të saj, teksa merrte shumat e parave.

“Persona me detyrë infermiere apo sanitare në spitalin “Shefqet Ndroqi” kanë krijuar një skemë të mirëfilltë me qëllimin e vetëm kriminal që të përfitojnë sa më shumë në kurriz të pacientëve të sëmurë me sëmundjen Covid-19 dhe familjarëve të tyre”, thotë Prokuroria e Tiranës.

Organi i akuzës ka zbardhur takimin e Tire Alldërvishit me vajzën e pacientes në një lokal pranë spitalit Covid2. Tire Alldërvishi ka marrë përsipër duke i kërkuar shumën e lekëve e cila ishte 10.000 për doktoreshën dhe 5000 për infermierët dhe sanitarët që i hiqnin pampersin. Kjo shumë vazhdonte çdo ditë dhe kanë qenë ditë të pakta që kallëzuesja ka dhënë vetëm 3000 Lekë për infermierët dhe 5000 Lekë për doktoreshën, dhe përpos tyre i jepte listën e ilaçeve që duhet të merrte nga jashtë./Tv Klan

Në trend Lajme

Më shumë
Zgjedhje të reja në katër komunat në veri? Çfarë parasheh Ligji për Vetëqeverisje Lokale

Zgjedhje të reja në katër komunat në veri? Çfarë parasheh Ligji për Vetëqeverisje Lokale

Jehona Hulaj
Skenderaj, dy vajza të mitura largohen nga shtëpia dhe përmes telefonit i shkaktojnë dhunë psikike nënës së tyre

Skenderaj, dy vajza të mitura largohen nga shtëpia dhe përmes telefonit i shkaktojnë dhunë psikike nënës së tyre

Lajme
Nis studimi i fizibilitetit për ndërtimin e Digës së Dragaçinës në Suharekë

Nis studimi i fizibilitetit për ndërtimin e Digës së Dragaçinës në Suharekë

Lajme
Shefi i OSBE-së në Kosovë pas takimit me Lajçakun: Zgjedhje gjithpërfshirëse në veri, do t'i ndihmojmë KQZ-së

Shefi i OSBE-së në Kosovë pas takimit me Lajçakun: Zgjedhje gjithpërfshirëse në veri, do t'i ndihmojmë KQZ-së

Lajme
Tri kërkesat e Escobarit dhe Lajçakut për tejkalimin e situatës në veri dhe deklaratat e Kurtit – vazhdojnë takimet

Tri kërkesat e Escobarit dhe Lajçakut për tejkalimin e situatës në veri dhe deklaratat e Kurtit – vazhdojnë takimet

Lajme
Sekretarja e Brendshme e Britanisë: Pritet valë e re emigrantësh shqiptarë

Sekretarja e Brendshme e Britanisë: Pritet valë e re emigrantësh shqiptarë

Lajme
Kalo në kategori