Arrestohen tre serbë në Zveçan, bashkë me disa persona të tjerë ndalonin veturat në rrugë

14:"Ridvan Slivova
Tre serbë janë arrestuar të mërkurën në Zveçan, pasi në bashkëveprim me disa persona tjerë, në rrugë kanë ndaluar disa automjete.
Policia njofton se të njëjtit dyshohen për veprën penale “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”.
“Zveçan 31.05.2023 - 00:30. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj serbë, pasi që të njëjtit në bashkëveprim me disa persona tjerë, në rrugë kanë ndaluar disa automjete”, thuhet në raportin policor.
Tre të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
01/06/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































