LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen tetë persona në Fushë Kosovë, u rrahën mes vete

Arrestohen tetë persona në Fushë Kosovë, u rrahën mes vete
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar tetë persona në Fushë Kosovë, të mërkurën mbrëmë.

Sipas raportit të PK-së, tetë të dyshuarit pas një mosmarrëveshje janë përleshur mes vete.


Njëri nga ta ka pësuara lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor.

“Lagjja 29. Fushë Kosovë 13.07.2021 – 22:50. Është raportuar se si pasoj e një mosmarrëveshje janë përleshur me veti tetë të dyshuar meshkuj kosovarë dhe si pasoj njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore i cili  ka pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit të gjithë të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së. /Telegrafi/