LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen shtetas të Maqedonisë së Veriut që vodhën makina luksoze në Halkidiki

Arrestohen shtetas të Maqedonisë së Veriut që vodhën makina luksoze në Halkidiki

Për 19 vjedhje të makinave luksoze në Halkidiki, me vlerë mbi një milion euro, akuzohen anëtarët e organizatës kriminale, e cila u zbulua nga policia greke, gjatë së cilës u arrestuan tre persona dhe po kërkohen tre persona të tjerë të përfshirë në këtë çështje, të gjithë qytetarë të Maqedonisë së Veriut, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Athina.

Policia greke njoftoi se të arrestuarit janë shtetas të huaj, por sipas informacioneve të korrespondentes së MIA-s nga Athina, bëhet fjalë për gjashtë shtetas të Maqedonisë së Veriut, prej të cilëve tre janë arrestuar dhe tre janë në kërkim, dy prej të cilëve tashmë janë identifikuar.


Njëri prej të arrestuarve u zbulua në rajonin e Halkidikit nga policët e stacionit të Poligiros, derisa drejtonte një automjet të vjedhur në pronësi të një shtetasi të huaj, të marrë pas një vjedhjeje në një objekt turistik në Halkidiki.

Në kuadër të hetimeve të vazhdueshme të policisë, u zbuluan edhe dy personat e tjerë të arrestuar, të cilët tentuan të merrnin nga rajoni i Halkidikit një automjet të vjedhur që bashkëpunëtori i tyre kishte vjedhur në periudhën e mëparshme dhe synohej ta transferonin jashtë shtetit.

Automjeti konkret është fshehur në zonën e Kozanit, është konfiskuar dhe do t’i kthehet pronarit.

Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Kalo në kategori