LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen Rrahim Hashimi dhe Kadri Rexhepi, në rastin ‘mashtrimi’

Arrestohen Rrahim Hashimi dhe Kadri Rexhepi, në rastin ‘mashtrimi’

Policia ka arrestuar dy të dyshuarit për “rastin e fajdeve”, Rrahim Hashimi dhe Kadri Rexhepi.

Lajmin e arrestimit të dy të dyshuarve e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.


“Mund te konfirmojmë se sot ne orët e mbrëmjes Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria e Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka zbatuar Aktvendimin  Prokurorisë Themelore Ferizaj-Departamenti i Krimeve të Renda,  me ç’ rast është arritur rreth orës 20:00 të arrestohen dy personat e dyshuar Rr. H. dhe K.R. , nën dyshimin se kanë kryer veprën penale  “Mashtrim” nga neni 335 të KPRK-së, Shantazh nga neni 341 dhe “Detyrim” nga neni 340  lidhur (në bashkëkryerje) me nenin 31 KPRK-së”, ka thënë Kelani.

Kelani ka treguar se të dyshuarit sipas aktvendimit dërgohen në mbajte për 48 orë.

Ndryshe, Rrahim Hashimi dhe Kadri Rexhepi, të cilët dyshohet se së bashku me Ekrem Likën, në vitin 2011 dhe 2012, e kanë mashtruar Faton Dalladakun, duke i marr shuma të mëdha parash për t’ia hapur një spital.

Në videot e prezantuara, ata thirreshin në emër të Kadri Veselit dhe Xhavit Halitit, të cilët kanë ngritur padi për keqpërdorim të emrit të tyre./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Lajme
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Lajme
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kalo në kategori