LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen në Kosovë dy shtetas të Maqedonisë, të kërkuar me fletarrest nga MPB-ja

Arrestohen në Kosovë dy shtetas të Maqedonisë, të kërkuar me fletarrest nga MPB-ja

Ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev tha se nga “ana e MPB-së së Kosovës javën e kaluar janë privuar nga liria Besim Krasniqi dhe Fadil Toçi, të cilët janë kërkuar me fletarrest nga MPB-ja për vepra të rënda penale”.

“Aksioni i arrestimit të dy personave është realizuar në bashkëpunim dhe komunikim të drejtpërdrejtë mes INTERPOL në Prishtinë dhe policët nga MPB-ja e vendit tonë”, shkruan ministri Çulev, njofton Telegrafi Maqedoni.


Ai thotë se sipas informacioneve që i ka ai, procedura për ekstradimin e këtyre dy personave do ta koordinojë Ministria e Drejtësisë.

“Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon të ndërmerr masa dhe aktivitete për zbatimin e plotë dhe jopërzgjedhës të ligjit”, thotë Çulev./Telegrafi/