LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen mbi 100 persona në Gjermani, dolën të protestonin kundër masave kufizuese

Arrestohen mbi 100 persona në Gjermani, dolën të protestonin kundër masave kufizuese

Policia në Gjermani i ka arrestuar më se 100 persona, për shkak se dolën të protestonin kundër kufizimeve të caktuara nga qeveria.

Megjithëse autoritetet i kanë ndaluar grumbullimet, turma njerëzish janë mbledhur në sheshin kryesor të Berlinit në shenj proteste, transmeton Telegrafi.


Qeveria ka urdhëruar të mos mblidhen më shumë se 20 persona në një hapësira, ndërsa të gjithë duhet të zbatojnë rregullat si sigurisë dhe ta ruajnë distancën sociale.

“Stop lobimit të barnatoreve”, ka qenë një nga parullat e protestuesve, të cilët konsiderojnë se ka kaluar faza emergjente dhe gjendja duhet të kthehet në normalitet.

Policia i ka arrestuar dhe identifikuar 105 protestues, të cilët nuk bindeshin që të shpërndahen dhe të mos qëndrojnë së bashku, ndërsa ata janë dërguar në mbajtje.

Gjermania numëron 152,438 të sëmurë me corovavirus, derisa 5,500 kanë janë viktima të kësaj sëmundjeje.

Shtimi i pakënaqësive qytetare, kundër masave kufizuese, është rritur kohëve të fundit, pas kërkesave të partive opozitare që të ketë një lehtësim masash kundër ndalesave. /Telegrafi/