LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen Grujoski dhe Boshkovski, të shumëkërkuar nga drejtësia në Maqedoni

Arrestohen Grujoski dhe Boshkovski, të shumëkërkuar nga drejtësia në Maqedoni

Janë arrestuar të akuzuarit e PSP-së, Goran Grujoski, ish-shef i Drejtorisë së Pestë të DSK-së, si edhe Nikolla Boshkovski. Dy muaj e gjysmë, policia ka qenë në kërkim të tyre, duke shpallur edhe fletarrest ndërkombëtar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lajmi është bërë i ditur nga agjencia e lajmeve Makfax. Sipas kësaj agjencia, dy të kërkuarit janë arrestuar në Selanik të Greqisë.


Grujoski dhe Boshkovski janë të akuzuar nga PSP-ja për përgjim të paligjshëm të mijëra qytetarëve të vendit, duke keqpërdorur sistemin e përgjimit në MPB. Ata akuzohen edhe për shkatërrim fizik të sistemit të përgjimit që të mos ketë dëshmi për shkelje masive të lirive dhe të drejtave njerëzore.

Grujoski është i akuzuari kryesor në lëndët ”Fortesa” dhe ”Shënjestra”, ndërkaq Boshkovski është zbatues i urdhërave të shefit të tij, Grujoskit. Ndaj të dyve u pat shqiptuar masa e paraburgimit./Telegrafi/