LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen gjashtë persona për ‘organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të kundërligjshëm’

Arrestohen gjashtë persona për ‘organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të kundërligjshëm’
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës, njofton se me datën 19.11.2019, në qytetin e Vushtrrisë, ka bërë arrestimin e 6 (gjashtë) personave për veprën penale ‘organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të kundërligjshëm’.

Sipas njoftimit për media Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, Sektori i Hetimeve, pas pranimit të disa informacioneve nga burime të sigurta, është angazhuar në terren për verifikim të informacioneve, përveç asaj janë ndërmarrë edhe veprimeve të tjera hetimore, me ç’rast është konfirmuar që në disa lokacione në Vushtrri janë duke u zhvilluar veprimtari e kundërligjshme e lojërave të fatit, të cilat kohë më parë janë ndaluar me ligj.


Në njoftim thuhet se me urdhër të Gjykatës Themelore Mitrovicë janë kontrolluar 6 (gjashtë) lokale të ndryshme në të cilat ishin duke u zhvilluar lojëra të fatit, me ç’rast si prova materiale përkohësisht janë sekuestruar :
 30 TV,
 17 shtëpiza kompjuteri,
 2 telefona,
 3 monitorë,
 disa bilten për baste, tiketa dhe dokumente të ndryshme relevante për rastin.
Po ashtu në vendngjarje janë arrestuar këta persona:
 I. M. lindur me 1959 m/sh/k
 B. B. lindur me 1980 m/sh/k
 G.P. lindur me 1990 m/sh/k
 S.S. lindur me 1985 m/sh/k
 F. I. lindur me 1968 m/sh/k
 V. M. lindur me 1996 m/sh/k

Sipas njoftimit personat e dyshuar të lartcekur janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit të PTH Mitrovicë janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Operacioni është zhvilluar në mbështetje të njësiteve policore Prishtinë, Vushtrri si dhe Inspektorati Komunal Vushtrri, të cilët kanë mbyllur të gjitha lokalet e kontrolluara./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori