LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen dy policët malazezë për rrahjen e profesorit shqiptar

Arrestohen dy policët malazezë për rrahjen e profesorit shqiptar

Ushtruesi i detyrës së prokurorit në Ulqin, ka urdhëruar arrestimin e dy policëve të Malit të Zi, të cilët dyshohet se janë autorë të ngjarjes së ndodhur më 15 janar në pikën e përbashkët kufitare Sukobin – Muriçan, ku është keqtrajtuar një shtetas shqiptar. Bëhet fjalë për policët me inicialet D.SH. dhe N.B.

Kujtojmë se në një video shihet një punonjës policie i Sektorit të Policisë Kufitare, duke ushtruar forcë fizike ndaj një shtetasi shqiptar, transmeton Telegrafi.


Siç raporton transmetuesi publik i Mali të Zi Ministri i Punëve të Brendshme të Malit të Zi, Filip Axhiq, duke folur për rastin me policinë kufitare, ka thënë se MPB-ja ka nisur të gjitha procedurat ligjore.

Vjen reagimi i Abazoviqit pas publikimit të pamjeve ku shihej keqtrajtimi fizik i shtetasit shqiptar Petraq Milo nga policia në Mal të Zi
Lexo po ashtu Vjen reagimi i Abazoviqit pas publikimit të pamjeve ku shihej keqtrajtimi fizik i shtetasit shqiptar Petraq Milo nga policia në Mal të Zi

Ai shtoi se nëse ka elementë, fton prokurorinë që të përfshihet në atë rast. Në video shihen dy policë të Malit të Zi, duke rrahur profesorin shqiptar Petraq Milo.

Më herët, Komisioni i Etikës njoftoi se një video incizim i asaj ngjarjeje doli në media më 17 janar, dhe se po atë ditë kryetari i atij organi u dërgoi anëtarëve një iniciativë për të vlerësuar etikën e veprimeve të punonjësve të Policisë Kufitare. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Kalo në kategori