Një person është arrestuar të enjten gjatë ditës si i dyshuar për disa vjedhje të rënda, e të cilat dyshohet t’i ketë kryer në vazhdimësi nga janari i këtij viti, deri më tani.
I arrestuari është B.SH i lindur në vitin 1998, shtetas i Kosovës i cili ishte identifikuar nga Sektori i Hetimeve në stacionin policor në Rahovec pas një pune intensive operativo hetimore.
Në komunkatën e lëshuar nga Policia në Gjakovë, thuhet se dyshohet që këto vjedhje janë bërë kryesisht nëpër shtëp të pabanuara dhe vlera e gjërave që ka vjedhur është e konsiderueshme.
“Hetuesit policor kanë arritur të gjejnë dhe të sekuestrojnë edhe provat materiale që personi i dyshuar i ka vjedhur në lokacione të ndryshme. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit personi i dyshuar mbahet në ndalim policor për 48 orë”, thuhet në komunikatën e policisë.
Policia ka arritur ta arrestoj edhe një tjetër person lidhur me këtë rast, i cili dyshohet se vazhdimisht kishte blerë gjërat e vjedhura nga i dyshuari.
“Po ashtu lidhur me rastet është arrestuar edhe një person tjetër i dyshuar për veprën penale blerje, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale, i cili në vazhdimësi kishte blerë gjëra të ndryshme nga personi i dyshuar”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251