LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen 33 pjesëtarë të grupit famëkeq paramilitar rus Wagner në Bjellorusi, paralajmërohet se do të dënohen me vdekje

Arrestohen 33 pjesëtarë të grupit famëkeq paramilitar rus Wagner në Bjellorusi, paralajmërohet se do të dënohen me vdekje

Siç njoftojnë mediet perëndimore dhe bjelloruse, organet e sigurisë të Bjellorusisë kanë arrestuar 33 mercenarë rusë, pjesëtarë të grupit famëkeq paramilitar Wagner.

Strukturat bjelloruse të sigurisë, kishin siguruar informacione se një grup prej 200 paramilitarëve rusë kishin hyrë në territorin e Bjellorusisë, me qëllim të destabilizimit të situatës në prag të zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit.

Në mbrëmje në mes të 24-25 korrikut, në një hotel në kryeqytetin bjellorus në Minsk, kishte arritur grupi prej 33 paramilitarëve rusë. Ata ishin prezantuar si turistë nga Rusia, por dyshimet kishin lindur nga sjelljet dhe dukja e tyre. Ata kishin prenotuar për një natë, por kishin qëndruar deri më 27 Korrik, duke lëshuar hotelin dhe duke u vendosur në resorin shëndetësor, Sanatoriumin e Minskut, që është në periferi të kryeqytetit bjellorus.


Mbrëmë me 29 korrik, njësiti i Shërbimit të Inteligjencës Bjelloruse (Комитет государственной безопасности Республики Беларусь, КГБ) i ndihmuar nga njësiti i ndërhyrjeve të shpejta të Policisë së Bjellorusisë, kishin arrestuar 33 pjesëtarët e Wagner.

Presidenti bjellorus, Aleksandar Llukashenko ka komentuar arrestimin e paramilitarëve rusë, duke thënë se ata do të përballen me dënimin me vdekje.

Agjencia bjelloruse e lajmeve BeITA, ka publikuar edhe emrat e të të arrestuarve:
1. Milayev, Arem Viktorovich;
2. Bakhtigarayev, Takhir Minigayanovich;
3. Altukhov, Aleksandr Viktorovich;
4. Li, Vladimir Aleksandrovich;
5. Kozhevnikov, Andrei Yuryevich;
6. Sapronov, Aleksei Vladimirovich;
7. Shcherbakov, Sergei Vladimirovich;
8. Volgin, Aleksei Vladimirovich;
9. Driga, Oleg Igorevich;
10. Pavlenko, Sergei Grigoryevich
11. Rudenko, Aleksandr Svyatoslavovich;
12. Kharitonov, Denis Yuryevich;
13. Sidorov, Sergei Aleksandrovich;
14. Koshman, Maksim Yaroslavovich;
15. Bubnov, Sergei Gennadyevich;
16. Nizhnik, Pavel Aleksandrovich;
17. Selikhov, Vladimir Ivanovich;
18. Fetisov, Gennady Yevgenyevich;
19. Fomin, Mikhail Nikolayevich;
20. Yekimov, Vladimir Sergeyevich;
21. Karimov, Rinat;
22. Shubin, Aleksandr;
23. Shelomentsev, Igor;
24. Maslov, Sergei Alekseyevich;
25. Zaidulen, Rustem;
26. Tokarenko, Andrei Viktorovich;
27. Serdyukov, Andrei Viktorovich;
28. Sergeyev, Fyodor Mikhailovich;
29. Tanov, Rafik Kabulovich;
30. Zyablitsev, Yevgeny Sergeyevich;
31. Samarin, Pavel Lvovich;
32. Bakunovich, Andrei Petrovich;
33. Shatsky, Artyom.

Wagner është njësi paramilitare ruse e krijuar nga presidentit Putin dhe nën drejtimin e Dimitri Utkin, nënkolonelit të forcave speciale ruse Spetsnaz. Wagner është nën kontrollin e drejtpërdrejt të oficereve të shërbimeve inteligjente rus FSB dhe GRU.

Në lidhje me Wagner është edhe biznesmeni kontrovers rus, Yevgeni Prigozhin për të cilin thuhet se është njeri i afërt i presidentit Vladimir Putin.

Ndryshe, paramilitarët e Wagner kanë qenë pjesë e konflikteve në Ukrainë, Siri, Republikën Qendrore Afrikane dhe Libi.

Në mesin e paramilitarëve të Wagner ka edhe paramilitarë serbë, ku vlen të ceket rasti i paramilitarit serb nga Kosova, Aleksa Gjuriq, i cili gjatë muajit maj ishte vrarë në luftime në Libi. /KP/

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Amerika
FBI me dokumente të reja sekrete për vrasjen e John Kennedy

FBI me dokumente të reja sekrete për vrasjen e John Kennedy

Amerika
Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Amerika
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Zgjedhjet në Gjermani - çfarë fshihet pas posterave me Putinin?

Zgjedhjet në Gjermani - çfarë fshihet pas posterave me Putinin?

Evropa
Rusia kryen sulm të madh me raketa dhe dronë në Ukrainë, NATO ngrit në qiell aeroplanët F-15 dhe F-35 në kufirin e saj lindor

Rusia kryen sulm të madh me raketa dhe dronë në Ukrainë, NATO ngrit në qiell aeroplanët F-15 dhe F-35 në kufirin e saj lindor

Evropa
Kalo në kategori