LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen 21 policë në veri dhe 14 në jug të Mitrovicës

Arrestohen 21 policë në veri dhe 14 në jug të Mitrovicës

E plotësuar:  Policia e Kosovës ka arrestuar 21 policë në veri të Mitrovicës dhe 14 të tjerë nga stacioni i Policisë në jugun e këtij qyteti.

Dyshohet se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare, konkretisht për marrje të ryshfetit.

E plotësuar: Janë arrestuar 21 pjesëtarë të Policisë së Kosovës mëngjesin e sotëm në veri të Mitrovicës, bëjnë të ditur burime të Telegrafit.

Sipas këtyre burimeve, të arrestuarit janë policë të trafikut, të cilët dyshohen për marrje ryshfeti.

Një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga Inspektorati i Policisë së Kosovës.

Arbër Beka nga ky inspektorat ka konfirmuar për Telegrafin se inspektorati në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, në kuadër të një operacioni të gjerë kanë intervistuar disa zyrtarë policorë dhe qytetarë.

Gjithsesi ai nuk ka dhënë detaje të tjera duke thënë se gjatë ditës së sotme, pasdite, do të ketë një konferencë të jashtëzakonshme ku do të zbulohen detajet e krejt këtij operacioni.

Telegrafi mëson se së shpejti pritet arrestimi edhe i 30 policëve të tjerë.

KosovaPress ka dhënë emrat e policëve të dyshuar për ryshfet në veri të vendit: Stevica Ignjatoviç, Srjan Miojeviç, Manojle Vlaskoviç, Milan Jovanoviç, Miljan Miliçeviç, Nedzad Islamoviç, Milan Vitkoviç, Milorad Mitrovic, Slavisa Filipoviç, Branko Radosavljeviç, Branko Radosavljeviç, Srdjan Djoroviç, Srdjan Zivkoviç, Miljan Jovanoviç, Sinisa Milutinoviç, Zmajko Milenkoviç, Zlatomir Simoviç, Vesko Raduloviç, Shefqet Maxhuni, Vojkan Stepiç, Vesko Kandiç, Vladimir Jeftiç.

Në trend Lajme

Më shumë
Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri

Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri

Lajme
Sveçla: Serbia mbështet terrorizmin, investimi në të ardhmen e sigurtë të vendit tonë është domosdoshmëri

Sveçla: Serbia mbështet terrorizmin, investimi në të ardhmen e sigurtë të vendit tonë është domosdoshmëri

Siguri
Makina e parë ushtarake shqiptare “Shota”, prezantohet në Panairin e Parisit

Makina e parë ushtarake shqiptare “Shota”, prezantohet në Panairin e Parisit

Lajme
Rrëfimi i Sylejman Selimit për Adem Jasharin: Gjatë demonstratave jemi njoftë, mbante armë me vete

Rrëfimi i Sylejman Selimit për Adem Jasharin: Gjatë demonstratave jemi njoftë, mbante armë me vete

Lajme
Fotografi i ballinave të New York Times mes lotësh tregon përjetimet dhe kujtimet e tij gjatë luftës në Kosovë

Fotografi i ballinave të New York Times mes lotësh tregon përjetimet dhe kujtimet e tij gjatë luftës në Kosovë

Lajme
Konjufca: Sylë Tahirsylaj la një kontribut shumë të madh në Institutin e Hidrometeorologjisë

Konjufca: Sylë Tahirsylaj la një kontribut shumë të madh në Institutin e Hidrometeorologjisë

Lajme
Kalo në kategori