Arrestohen 19 persona për vepra të ndryshme penale

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë masash për parandalimin dhe trajtimin e incidenteve. Gjatë javës së kaluar janë arrestuar 19 persona të cilët nuk u janë përgjigjur thirrjeve të gjykatave.
Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, ka thenë se Policia ka trajtuar 3 raste të dhunës në familje të cilat kanë ndodhur në Komunën e Ferizajt, ndërkohë janë raportuar 13 raste për vepra të ndryshme penale që kanë ndodhur në komunën e Ferizajt dhe të Kaçanikut.
“Në rajonin e Ferizajt janë raportuar 3 raste të dhunës në familje, të cilat kanë ndodhur në Ferizaj, pastaj policia e Kosovës ka realizuar edhe urdhëresa të gjykatës duke arrestuar 19 persona të kërkuar me urdhëresa nga gjykatat kompetente për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtëse. Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë për parandalimin dhe luftimin e krimit. Ju mund të raportoni rastet kriminale në këto mënyra”, ka thenë Veseli./Telegrafi/


















































