Policia ka ekzekutuar ditën e sotme një vendim gjykate të shkurtit 2022, që dënonte Liam Osmanin, banorin e ri të “Big Brother Vip 3” me 2 vjet e 6 muaj burg, e në lidhje me këtë ka reaguar Dritan Shehaj, përfaqësuesi ligjor i tij.
Në një njoftim të Policisë, thuhet se ai përmes mashtrimit ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat.
Por avokati Shehaj u shpreh se klienti i tij Liam Osmani, i njohur ndryshe nga publiku si Liam Mandiaro, nuk ka pasur dijeni për dënimin.
View this post on Instagram
Ai shkruan se ish-banori i “Big Brother VIP” është një shtetas gjerman që jeton e punon në Gjermani në një nga spitalet në Këln dhe se autoritetet shqiptare nuk u janë drejtuar asnjëherë autoriteteve të Gjermanisë për ta kërkuar ose njoftuar.
Shehaj e konsideron një padrejtësi arrestimin e tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, teksa shtoi se për dënimin, nuk kanë pasur dijeni as autoritetet e aeroportit “Nënë Tereza” dhe as ato të Policisë Tiranë.
Reagimi i avokatit:
“Lidhur me ndalimin e kryer sot nga forcat e policise per banorin e big brother, Liam Osmani, dhe njoftimit se ai eshte denuar per mashtrim nga Gjykata e Tiranes, sqarojme se behet fjale per nje ceshtje per te cilen Laim Osmani nuk ka patur asnjehere dijeni, dhe eshte teresisht i paqarte per rrethanat per te cilat ndaj tij jane ngritur akuza te tilla. Vetem diten e sotme, pas shoqerimit nga policia, Liam Osmani ka ardhur ne dijeni te akuzave ndaj tij dhe ekzistences se nje vendimi gjyqesor qe e ka shpallur fajtor per vepren penale te Mashtrimit ndaj nje personi tjeter, per shumen prej 6000 euro.
Ky proces penal ne ngarkim te tij, eshte zhvilluar ne mungesen e Liam Osmanit, ai nuk eshte vene asnjehere ne dijeni te ketij fakti, nuk eshte njoftuar asnjehere nga organet e policise, organi i prokurorise, dhe ne fund as nga gjykata perkatese.
Liam Osmani nuk ka patur asnje dijeni per keto akuza, as ka mashtruar apo genjyer ndonjehere ndokend, por te gjitha marrdheniet e tij te biznesit i ka te dokumentuara me kontrata dhe dokumenta financiare te rregullta, te cilat rrezojne katerciperisht akuzen e mashtrimit, te ngritur padrejtesisht ndaj tij, dhe te gjykuar ne fshehtesi te plote nga institucionet e gjykates dhe prokurorise.
Liam Osmani eshte nje shtetas gjerman, qe jeton dhe punon ne Keln, Gjermani, ne nje nga spitalet e ketij qyteti, dhe eshte e paimagjinueshme qe organet ligjzbatuese te shtetit shqiptar, te mos ti drejtohen asnjehere autoriteve gjermane per ta kerkuar, per ta njoftuar, per ta thirrur per te dhene shpjegime, per ta vene ne dijeni te akuzave qe jane ngritur ndaj tij, per ta degjuar perpara se te nxirrnin konkluzionet perkatese, dhe perpara se ta denonin ne mungese, dhe nxitimthi.
Madje ne menyre paradoksale, per denimin e tij nuk kane dijeni as autoritetet e kufirit te aeroportit te Rinasit, nga ku Liam Osmani ka hyre ne territorin shqiptar perpara 1 jave, nuk kane dijeni as sherbimet e policise te komisariateve te Tiranes, ku Liami ka jetuar keto dite, por cuditerisht kjo gje behet publike vetem pas hyrjes se tij ne shtepine e Big Brother. Sqarojme se Liam Osmani do te ndjeke te gjitha procedurat ligjore per te vene ne vend padrejtesine qe i eshte bere, vendimi i gjykates brenda pak ditesh do te behet null, dhe ceshtja do te shqyrtohet nga e para, dhe jemi te sigurt se ne perfundim Liam Osmani do te shpallet i pafajshem”. /Topchannel
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ia përmendën faktin që s’ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t’i ndajë
Shefat e “Oscars” njoftojnë se ceremonia do të mbahet – përkundër raportimeve që ajo mund të anulohej për shkak të zjarreve në L.A.
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Gazetarja Dasara Karaiskaj hedh akuza të rënda ndaj Jozit: Është homoseksual, njoh edhe partnerin e tij me të cilin ka bashkëjetuar
Gjesti provokon Eglin: A puthemi?
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime