LAJMI I FUNDIT:

Arrestimi i ish-shefit të IT-së në AKI po konsiderohet shokuese nga ekspertët e sigurisë

Arrestimi i ish-shefit të IT-së në AKI po konsiderohet shokuese nga ekspertët e sigurisë

Ish zyrtari i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), M.Krasniqi, për të cilin thuhet se ishte shef Teknologjisë Informative në këtë institucion, dyshohet se ka zbuluar informacione që kanë rrezikuar sigurinë e vendit.

Krasniqi ka punuar për disa kohë në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.

Burimet e RTV Dukagjinit kanë bërë të ditur se i njëjti ka qenë udhëheqës i IT-së në AKI.

Këtë të enjte Krasniqi është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi që dyshohet se ka keqpërdorur informacionet e klasifikuara.

Sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë, M.K dyshohet se ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Keqpërdorimi i informatës zyrtare”, “Hyrja në sistemet kompjuterike”, “Zbulimi i informacioneve të klasifikuara dhe mos ruajtja e informacioneve të klasifikuara” dhe “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”, të parapara sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Reklama

Por, sipas Drejtorit për Siguri në Institutin për Studime Ndërkombëtare, Bedri Elezi, ky rast është shokues.

“Rasti i arrestimit të zyrtarit të AKI-së me të vërtet është shokues. Rasti madje është shumë kompleks pasi nuk kemi të bëjmë me një person të profilit të ultë, por kemi të bëjmë me shefin e IT-së i cili ka pasur qasje të mëdha në informacionet e klasifikuara”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Bedri Elezi.

Elezi thotë se është dashur të bëhen edhe arrestime tjera.

“Kemi të bëjmë me rrjedhe të informacioneve të nivelit më të lartë të mundshëm dhe nuk kemi përgjigje se kur kanë filluar të rrjedhin këto informacione, kush i ka dashur këto informacione dhe kush janë personat e rrezikuar pas rrjedhjes së këtyre informacioneve”, deklaroi tutje Elezi.

Reklama

Pas arrestimit M.Krasniqi është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ai dyshohet se edhe në të kaluarën ka keqpërdoruar informacione./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e kritikoi gazetarin serb, sepse e pyeti për targat RKS

Vuçiq e kritikoi gazetarin serb, sepse e pyeti për targat RKS

Lajme
Hapet

Hapet "Baubox", shitorja e parë në Tetovë që shet produkte për nevojat shtëpiake

Marketing
Mirë se vini në Telegrafin e ri - Shokun që ka ndryshuar!

Mirë se vini në Telegrafin e ri - Shokun që ka ndryshuar!

Lajme
Si u përplasën Sali Rexha dhe Armand Gosa para vrasjes së dyfishtë në Kavajë

Si u përplasën Sali Rexha dhe Armand Gosa para vrasjes së dyfishtë në Kavajë

Lajme
Pasi e quan kriminel lufte presidentin serb, Sanduloviq: Vuçiq mund të shkojë në Kosovë kur ta pranojë masakrën e Reçakut dhe të kërkojë falje

Pasi e quan kriminel lufte presidentin serb, Sanduloviq: Vuçiq mund të shkojë në Kosovë kur ta pranojë masakrën e Reçakut dhe të kërkojë falje

Lajme
Gjykimi për

Gjykimi për "Rastin e 53 milionë eurove”, dëshmitari thotë se pagesa është kosto që doli si rezultat i mospërmbushjes së obligimeve nga Qeveria

Drejtësi
Kalo në kategori