LAJMI I FUNDIT:

Arrestimet për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, debat i ashpër mes avokatit Koci dhe profesorit të kriminalistikës Çollaku

Arrestimet për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, debat i ashpër mes avokatit Koci dhe profesorit të kriminalistikës Çollaku

Debat i ashpër është zhvilluar mes profesorit të kriminalistikës, Fatmir Çollakaj dhe avokatit Arianit Koci, që kishte të bënte me arrestimin e tre të dyshuarve lidhur me vrasjen e trefishtë në Gllogjan të Deçanit.

Çollakaj u shpreh se po ndihej i disponuar për faktin se, sipas tij, tashmë po duken rezultatet konkrete.


“Unë personalisht jam i disponuar tani, për faktin se veç rezultatet konkrete në këtë fazë, janë të dukshme. Ashtu siç e kam paralajmëruar para tri ditësh, ka pasur kritika të ashpra nga shumë njerëz, edhe nga ata që kanë qenë në studio këtu, pseudo-analistë që kanë guximin me shabllonizime të panevojshme të dalin para publikut e të krijojnë konfuzitet. Por ja që në këtë rast, kokëfortësia ime po del e saktë, i përgëzoj hetuesit, i përgëzoj Hetuesinë, Prokurorinë, për këto rezultate të tanishme dhe besoj që shumë shpejt ky rast do të marrë epilogun e vet, në kuptimin e procedurave penale”, tha Çollakaj në ATV.

Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Lexo po ashtu Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

I menjëhershëm ishte reagimi i avokatit Koci, i cili i tha profesorit Çollakaj se po i gjykon tre personat e dyshuar rreth këtij rasti ende pa dal një version zyrtar nga institucionet kompetente.

“Së pari mua më vjen keq që profesori i gjykoi këta tre persona, duhet ta dijë që këta të tre i mbron prezumimi i pafajësisë”, u shpreh Koci.

Kjo bëri që Çollakaj t’i drejtohet atij me termin “pseudo-analist” dhe e akuzoi se “po i dhemb e vërteta”.

“Nuk i gjykova, ju lutem z. avokat mos i shtrembëroni faktet. Unë thash është e suksesshme për hetuesit, gjykimin e bën Gjykata. Çka ka avokat, a s’po mund me duru të vërtetën a çka është puna? E vërteta është se kanë arrestuar njerëz. Koleg të tjerë, jo ti, kolegë të tjerë thoshin se Policia s’ka fare infomacione. Çka po iu dhem e vërteta? Kush tha i gjykova?”, tha ai gjatë debatit që po e zhvillonte me avokatin Koci.

Debati mes tyre vazhdoi edhe për disa minuta.

Koci: “Nuk po na dhemb e vërteta, por këta i mbronë prezumimi i pafajsisë.

Çollakaj: “Jo bre se s’duroj kësi pseudo-analista.

Koci: “Kush është pesudo-analist?

Çollakaj: “Këta tjerët si ti qeshtu.

Koci: “Këta tjerët, a une. O’ profesor, por ti je shablloni më i madh këtu po i gjykove njerëzit, as emrat nuk ua di.

Çollakaj: “Thash janë arrestuar, i përgëzoi Policinë për arrestimin që e kanë bo. Hajt bre vazhdo, ju jeni të komercializum n’ekstrem.

Pas kësaj, ishte Koci ai që ndërroi çasjen e bisedës, ku u shpreh i habitur me vendimin e Prokurorisë së Shtetit që të thërrasin konferencë të jashtëzakonshme në ora 21:30.

Në këtë konferencë u bë e ditur se tre persona janë arrestuar për vrasjet e 26 nëntorit në Gllogjan të Deçanit, por nuk u dhanë detaje e as mediat nuk u lejuan që të shtrojnë pyetje, kjo përshkak të ndjeshmërisë së rastit.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori