LAJMI I FUNDIT:

“Arrest shtëpie”, Andoni: Sali Berisha brenda një jave mund të jetë pa imunitet parlamentar

“Arrest shtëpie”, Andoni: Sali Berisha brenda një jave mund të jetë pa imunitet parlamentar

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, (SPAK) në Shqipëri ka dërguar të martën (dje) kërkesën drejtuar Parlamentit të Shqipërisë për t’i dhënë autorizim për “arrest shtëpie/arrest me burg” për ish-kryeministrin Sali Berisha, njëherësh deputet i Partina Demokratike (PD).

Kërkesa e SPAK vjen pas refuzimit të Berishës për ta zbatuar masën e sigurisë që Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të  Organizuar (GJKKO) mori në fund të tetorit, për  “detyrim paraqitjeje pranë policisë gjyqësore dy herë çdo muaj“ dhe “ndalim dalje jashtë shtetit përmes bllokimit të pasaportës.”


Për këtë njohësi i çështjeve politike nga Shqipëria, Ben Andoni, në Dukagjinit ka thënë se Berisha mund të jetë pa imunitet parlamentar brenda një jave dhe kështu të arrestohet.

“Gjatë kësaj jave zoti Berisha po pritet t’i ndjekë të gjitha hapat e tij për të krijuar pak konfuzion pjesën tonë të parlamentit. Duket se dhe pjesa e ligjvënësve është pak konfuze, megjithëse ligji e përcakton qartë të gjithë procedurën ku gjet tani zoti Berisha, besoj që për një javë do të jetë pa imunitetin parlamentar”, ka thënë Andoni.

Andoni ka treguar se pse arrestimi nga SPAK-u mund të duket si “përndjekje” politike ndaj Berishës.

“Në mënyrën se si e ka marrë SPAKU është mirëfilli ligjore, por, në mënyrë si e përcjell politika, ka marrë nota të jashtëzakonshme politike. Për shkak se zoti Berisha nuk e ka respektuar vendimin e parë për masën që është ndërmarrë nga ai. Dhe kjo i ka dhënë shumë konotacion politik të gjithë masën së drejtësisë dhe të jeni të konfuzuar në Prishtinë por edhe në Tiranë është e konfuzuar për pjesën e zotit Berisha. Por ai tani gjendet përballë drejtësisë. Dhe unë besoj drejtësia ka për të ecur sa i përket masën së sigurisë ndaj Berisha dhe që mendoi do të je të e masës së arrestit shtëpiak”, ka treguar Andoni.

Më tuje ai ka theksuar se problemi kryesor i opozitës shqiptare është se nuk mund të organizojë protesta të mëdha dhe se është e ndarë në katër pjesë.

“Një nga problemet më të mëdha që ka opozita është që nuk arrin dot të iniciojnë protesta të mëdha publike. E para sepse PD-ja në dukje është e ndarë në dysh, por, në fakt është e ndarë në katër pjesë. Dhe publiku është i lodhur me luftën politike që po bëhet dhe sidomos me pasurim e frikshëm të politikanëve. Dhe në grupin Parlamentar e PD-së para disa orëve kanë qenë vetë njerëzit ë e PD-së që i kanë bishtnuar idesë së protestave, sepse meqë duket se kalkulojnë shumë se nuk do të kenë mbështetje të madhe nga publiku, që mundohen disa ta tregojnë”, ka theksuar Ben Andoni.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori