LAJMI I FUNDIT:

Arrest shtëpiak për mjekun e QKUK-së që dyshohet për marrje ryshfeti

Arrest shtëpiak për mjekun e QKUK-së që dyshohet për marrje ryshfeti
Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën e arrestit shtëpiak mjekut me inicialet S.D., i cili gjatë punës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dyshohet për veprën penale “Marrje e ryshfetit”.

Gjyqtarja e procedurës paraprake e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit S.D dhe të njëjtit i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji.


Prokuroria Themelore urdhëron ndalimin e një mjeku në QKUK, dyshohet për "marrje të ryshfetit"
Lexo po ashtu Prokuroria Themelore urdhëron ndalimin e një mjeku në QKUK, dyshohet për "marrje të ryshfetit"

“Masa e arrestit shtëpiak të pandehurit S.D i është caktuar në harmoni me nenin 181 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 e 1.2 lidhur me nenin 184 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 dhe 1.2 të KPPRK-së, ndërsa konform nenit 181 paragrafi 5 të KPPRK-së, në rast të mosrespektimit të masës së arrestit shtëpiak, gjykata mund të caktoj masën e paraburgimit kundër të pandehurit S.D”, thuhet në komunikatën për media.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Ndryshe, mjeku S.D është arrestuar të hënën me vendim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Lajme
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Lajme
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kalo në kategori