LAJMI I FUNDIT:

Arrest për kontrabanduesit e 3,000 kilogramëve hashash, megjithëse i shpëtuan policët që ranë derisa po i ndiqnin me motorë uji

Arrest për kontrabanduesit e 3,000 kilogramëve hashash, megjithëse i shpëtuan policët që ranë derisa po i ndiqnin me motorë uji

Grupi i kontrabanduesve janë arrestuar nga policia, megjithëse kryen një veprim të mirë, duke ndaluar t’i shpëtonin katër policët që ishin vënë në ndjekje të tyre, në brigjet e Spanjës.

Policët humbën kontrollin mbi motorët e ujit pas përplasjes dhe përfunduan në det, ndërsa njësiti që po i ndiqte me helikopter, iu kërkoi me megafon që t’i ndihmonin policët e aksidentuar, transmeton Telegrafi.


Të katër të dyshuarit, i ndihmuan policët, duke i nxjerrë në barkën e tyre të pa lënduar, mirëpo kjo nuk i shpëtoi nga ndëshkimi.

Ngarkesa prej 3,000 kilogramëve hashash, që u gjet në disa qese afër barkës së tyre, ka bërë që ata të arrestohen dhe të qëndrojnë të mbyllur, deri në një vendim tjetër. /Telegrafi/