LAJMI I FUNDIT:

Arratisja e bujshme e peshëngritësit shqiptar – dyshimet se e vranë në Amerikë shërbimi sekret i Enver Hoxhës

Arratisja e bujshme e peshëngritësit shqiptar – dyshimet se e vranë në Amerikë shërbimi sekret i Enver Hoxhës

Gazetari Blendi Fevziu ka shkruar për një nga peshëngritësit më me zë në Shqipëri, Aleksandër Kondon, i cili gjatë komunizmit ishte arratisur fillimisht në Jugosllavi dhe më vonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas Fevziut, arratisja e sportistit shqiptar në vitin 1985 e kishte tronditur regjimin komunist.


Ai thotë se dy vjet më vonë, Kondo vdiq nga një aksident në New York.

Fevziu shton se vdekja e tij ka mbetur mister dhe shtypi gjithnjë ka aluduar se pas saj qëndron dora e shërbimit sekret komunist.

“Isha në Gjimnaz kur Aleksandër Kondo, një nga tre peshëngritesit me të zëshëm shqiptarë, kërkoi strehim politik në Jugosllavi. Arratisja e tij ishte e bujshme sepse ai ishte ndër sportistët më të njohur në vend dhe shumë i ndjekur nga të rinjtë”.

“Qëllonte shpesh të shkoja në palestren e stadiumit bashkë me shokët për ta parë kur stervitej. Kishte një trup përfekt dhe shumë vete përpiqeshin t’i ngjanin atij. Ikja e Kondos në fillim në Jugosllavi dhe me pas në New York të SHBA-së tronditi regjimin komunist. Për fat të keq Kondo nuk e vazhdoi karrierën e tij sportive. Dy vjet më pas, me 1 maj 1987 ai humbi jetën në një aksident automobilistik në Queens”.

“Vdekja e tij ka mbetur mister dhe shtypi gjithnjë ka aluduar se pas saj qëndron dora e shërbimit sekret komunist. Eshtrat e tij u rikthyen në Shqipëri në fillim të viteve 2000 me këmbenguljen e miqve të tij dhe familjes”, shkroi Fevziu.

Në trend Lajme

Më shumë
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Lajme
Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Elfije Boletini
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Kalo në kategori