LAJMI I FUNDIT:

“Arratiset” treni në Indi – udhëtoi 70 kilometra pa shofer, madje me shpejtësi të lartë

“Arratiset” treni në Indi – udhëtoi 70 kilometra pa shofer, madje me shpejtësi të lartë

Hekurudhat në Indi kanë urdhëruar një hetim pasi një tren mallrash përshkoi më shumë se 70 km (43.4 milje) pa shoferë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet e shpërndara në mediat sociale treguan se treni kalonte disa stacione me shpejtësi të lartë.


Raportet thonë se treni udhëtoi pa shofer nga Kathua në Jammu dhe Kashmir në rrethin Hoshiarpur në Punjab të dielën.

Hekurudhat thonë se treni u ndal dhe askush nuk u lëndua.

Zyrtarët i thanë agjencisë së lajmeve Press Trust of India (PTI) se incidenti ndodhi mes orës 07:25 dhe 09:00 me orën lokale të dielën.

Treni me 53 vagonë, që mbante gurë të copëtuar, ishte rrugës për në Punjab nga Jammu kur u ndal në Kathua për një ndryshim në ekuipazh.

Zyrtarët thonë se ai filloi të lëvizte në një shpat në shinat hekurudhore pasi shoferi i trenit dhe ndihmësi i tij zbritën.

Treni lëvizi me një shpejtësi prej afro 100 km/h dhe arriti të kalonte rreth pesë stacione përpara se të ndalohej.

Menjëherë pasi u alarmuan për trenin në lëvizje, zyrtarët mbyllën vendkalimet hekurudhore përgjatë rrugës së tij.

“Treni u ndal pasi një zyrtar hekurudhor vendosi blloqe druri në shina për të ndaluar trenin”, kanë thënë zyrtarët.

Zyrtarët i thanë PTI-së se po përpiqen të identifikojnë arsyen e saktë të lëvizjes së trenit për të shmangur incidente të tilla në të ardhmen. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori