Në kohërat e lashta esencat natyrale janë përdorur më shumë për nevoja terapeutike se sa si element i rëndësishëm i tualetit personal
Nga: Fahredin Shehu
Egjiptianët antik kanë lënë gjurmë materiale dhe të dukshme si në të shkruar, ashtu edhe shishe alabastri me esencë jasemini mbi 3000 vjeçare, te cilat janë gjetur pas mihjeve nëpër shkretëtirë nëpër sarkofagë. Mesopotamia, Persia, Roma, Etruria, po ashtu lanë gjurmë të përdorimit të parfumeve.
Edhe kulturat tjera si ajo hinduse me mjekësinë e sajë tradicionale te njohur si ayurveda, dëshmon për një paletë të gjerë të përdorimit të esencave si për tualete ashtu edhe për terapi, më saktë për aroma- terapi.
Përdorimi i parfumeve nëpër shekuj dhe kultura të ndryshëm shpesh mëton ta identifikojë atë kulturë. Në mesjetën evropiane, Arabia ishte e njohur si vendi i aromave por vet arabët kanë ditur burimin se ai vend është Jemeni. Këtu flasim për Oud.
Kimisti arab Al Kindi (shek. IX) shkroi librin: Libri kimik i parfumeve dhe distilimit i cili përmbante më se 100 receta të prodhimit të parfumeve. Në Evropë recetat e murgjve të Firences 1221, të Santa Maria Novella, pastaj në Hungari 1337, pastaj koleksionet e Catherine d’Medici etj.
Nëse jemi tek kulturat sakrale është e njohur se Jezu Krishti preferonte Jaseminin, poashtu edhe Rumiu, ndërsa profeti Muhamed preferonte Moshusin apo Miskun.
Në shërbesat fetare të krishtera përdoret temjani kurse në orient temjani, kamfori, sandali janë substanca, të cilat janë përdorur edhe për aromatizimin e ambientit gjegjësisht dhomave gjatë vapës.
Nostradamusi përpunonte esencat dhe i kombinonte ato duke i përforcuar me misk. Tek më vonë Franca bëhet qendër kulturore botërore dhe parfumi merr domethënie të re, përdorim luksoz, prestigj e deri tek komercializimi i tyre.
Kësaj radhe po përqendrohem te njëri krahas Alberto Morillas nga hundë më të sofistikuara botërore siç quhet në industrinë e parfumerisë, Francis Kurkdjian ka krijuar një paletë të tërë të esencave ikonike të cilat janë bërë pjesë e përditshmërisë sonë në shkallë globale. Mbase ka njerëz të cilët përdorin parfumin e caktuar dhe nuk dinë kush qëndron pas formulave unike të krijuara nga mjeshtrit.
Nga mjeshtrit më të përzgjedhur dhe ndër më të mirët botëror po e potencoj Francis Kurkdjian, i lindur në Paris më 14maj 1969, me prejardhje armene.
Pas dështimit që të kalojë në shollën Parisiene të baletit Paris Opera School of Dance, orientohet nga pasioni fëmijëror për esencat dhe në vitin 1985 vendos të bëhet parfumer ndërkaq në vitin 1990, regjistrohet në Institut Supérieur International du Parfum, de la Cosmétique et de l’Aromatique Alimentaire, shkollë e parfumit në Versaille, Francë që daton nga shekulli XVII si burim i parfumerisë.
Më vonë vazhdon studimet dhe merr gradën Master of marketing nga Paris Institute of Luxory Marketing.
Për Jean Paul Gaultier prodhon parfumin ikonik Le Male i cili ende konsiderohet parfum më i shitur i të gjitha kohërave.
Kjo e katapultoi atë në gardën e mjeshtërve të mëdhenj të parfumerisë dhe hundës shumë të sofistikuar.
Nga Qeveria Franceze i jepet titulli Chavalier des artes et des Letters në vitin 2008. Në vitin 2006 në vitin e Armenisë në Francë e ridizajnoi Papier d’Armenie, një lloj letre Armene që prodhohet në Francë për aromatizimin e ambienit.
Në vitin 2009 së bashku me partnerin e tij të biznesit Marc Chaya me origjinë libaneze themelojnë shtëpinë Maison Francis Kurkdjian, afër Place Vendome në Paris e cila tani është akter kryesor në prodhimin e parfumeve luksoze dhe ësët e shpërndarë në 300 lokacione nëpër botë.
Ka krijuar parfume për Guerlain, Lancome, Lanvin, Roger & Gallet , Christian Dior, Acqua di Parma, Gianfranco Ferre, Jean Paul Gaultier, Salvatore Ferragamo, Giorgio Armani, Elie Saab, Kenzo, Van Cleef & Arpels, Elizabeth Arden, Narciso Rodriguez, Nina Ricci, Escada, Burberry, Davidoff, Guess, ndërkaq në paletën e tij nga Maison Francis Kurkdjian janë 49 parfume të jashtëzakonshme.
Vlen të ceket se parfumi i tij Baccarat rouge 540, është njëri ndër më cilësorët dhe më të përfolurit dhe teknologjia e krijimit të tij është art dhe shkence njëkohësisht. I prodhuar nga Maison Bacarrat që shënoi 250 vjetorin si shtëpi e njohur e kristaleve dhe Mason Francis Kurkdjian.
Për ta arritur ngjyrën e shndritshme të kuqe të parfumit është përdorur floriri në pluhur duke i shtuar kristale që janë ngrohur në temperaturën 540 gradë Celsius, temperatura në të cilën kristali fiton ngjyrën natyrale të kuqe. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njihuni me pesë shenjat e horoskopit që tërbohen nga xhelozia!
Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Peshores do të pendohej nëse do të ndahej

Egjipti ka humbur titullin si vendi më i vizituar: Një destinacion që bën para përrallore nga turistët është në fron

A mund t'ju ndihmojë vërtet Teoria e Fijeve të Padukshme të gjeni dashurinë?

Warren Buffett: “Para se të vdisni, pavarësisht sa para keni, kështu duhet ta ndani pasurinë tuaj”
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Ujori

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë

Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi

Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq

Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm

Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë