LAJMI I FUNDIT:

Aromat shëruese nuk kanë efekt mjekësor

Aromat shëruese nuk kanë efekt mjekësor

Hulumtimi i shkencëtarëve të universitetit në Ohio ka dëshmuar se industria shumëmilionëshe e aromave shëruese, e ashtuquajtur aromaterapi, nuk ka asnjë ndikim të matshëm fizik në trup.

Së paku kur bëhet fjalë për livandën dhe limonin, dy bimët më të emëruara si shëruese, nuk është zbuluar asnjë ndryshim në qelizat trupore gjatë testimeve rigoroze mjekësore. Thithja e aromave të vajit të limonit ndoshta mund të ndikojë në disponim, por matja e pulsit të zemrës, shtypjes së gjakut, hormonit të stresit apo funksioneve imune, nuk ka dëshmuar asnjë ndryshim të dukshëm para dhe pas terapisë.

Për më shumë, 56 për qind e femrave dhe meshkujve të cilët kanë marrë pjesë në hulumtim kanë treguar reagim më të fuqishëm në ujë të distiluar sesa në këto dy aroma. Shkencëtarët pranojnë se kanë qenë të befasuar me mungesën e çfarëdo rezultati pasi që të anketuarit iu janë nënshtruar një stresi të lehtë dhe kanë matur shpejtësinë e shërimit me ndihmën e aromave shëruese.

Vullnetarët kanë pasur gogla të pambukta të zhytura në livandë dhe limon të ngjitura nën hundë. Reagimet biologjike janë matur para dhe pasi që shputat e tyre janë zhytur në ujë të akullt, i cili ka efekt të shokut. Shkencëtarët gjithashtu në mënyrë të lehtë e kanë zhveshur shtresën sipërfaqësore të lëkurës me anë të një shiriti ngjitës dhe kanë matur shpejtësinë e shërimit, mirëpo vajrat esenciale nuk kanë kontribuar aspak.


Në fund, duket se krejt ka të bëjë me ndikime të lehta psikologjike të aromave të veçanta. “Ndoshta livanda juve ju relakson, por a e dini se – ne nuk kemi arritur të vërtetojmë këtë”, ka thënë Ronald Glaser, profesor i virologjisë molekulare, imunologjisë dhe gjenetikës shëndetësore.

Në trend Femra

Më shumë
Pse Kim Kardashian i mbulon shpesh sytë me flokët e saj? Një infermiere dyshon për një çrregullim

Pse Kim Kardashian i mbulon shpesh sytë me flokët e saj? Një infermiere dyshon për një çrregullim

Flokë dhe stil
Charlotte nga 'Sex and the City' hoqi filerat nga fytyra dhe i kënaqi të gjithë me pamjen e saj të freskët dhe natyrale

Charlotte nga 'Sex and the City' hoqi filerat nga fytyra dhe i kënaqi të gjithë me pamjen e saj të freskët dhe natyrale

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Si të vishni pantallonat e bardha këtë pranverë dhe verë dhe ta bëni dukjen aktuale dhe të sofistikuar?

Si të vishni pantallonat e bardha këtë pranverë dhe verë dhe ta bëni dukjen aktuale dhe të sofistikuar?

Keshilla Modë
Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Moda
Këto janë dhimbjet gjatë shtatzënisë që s'duhen injoruar kurrsesi

Këto janë dhimbjet gjatë shtatzënisë që s'duhen injoruar kurrsesi

Shtatzëna
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Bebja këtu
Kalo në kategori