LAJMI I FUNDIT:

Aroma e pakëndshme e qenve pas larjes fare nuk është nga qentë: Ky është shkaku

Aroma e pakëndshme e qenve pas larjes fare nuk është nga qentë: Ky është shkaku

Ka disa këshilla, si ta parandaloni këtë

Shumica e njerëzve i adhurojnë qentë, prandaj i quajnë ata miku më i mirë i njeriut. Mirëpo, ajo që adhuruesit e qenve nuk i kënaq është ajo arma e pakëndshme që e lirojnë të gjithë qentë pas larjes dhe pas nxjerrjes në shëtitje në motin me shi.


Megjithatë, shumica nuk e kuptojnë që kjo aromë nuk vjen nga qeni, por nga bakteret dhe kërpudhat të cilat jetojnë në gëzofin e qenit.

Këta organizma të vegjël bëjnë nevojën në gëzofin e qenit, dhe kur lagen nga uji apo shiu, krijohet një lloj arome veçanërisht e pakëndshme, transmeton Telegrafi.

Disa raca, posaçërisht qentë e gjuetisë, kanë më shumë zbokth në gëzofin tyre, dhe fjala është në fakt për vaj natyror, i cili gjendet në lëkurë dhe qime dhe mbron lëkurën e qenit nga tharja.

Kur qeni është i lagur, vaji dhe uji bashkë krijojnë baktere, “fajtorët” kryesorë të aromës së pakëndshme. Mirëpo, ka disa këshilla, si ta parandaloni këtë.

Pas shëtitjes në mot me shi, qenin fshijeni mirë me peshqir dhe kështu do të parandaloni zhvillimin e baktereve të sipërpërmendura. Pasi që ta fërkoni me peshqir, rekomandohet edhe tharja me tharëse flokësh, sepse për disa qen, posaçërisht për ata me qime të gjata, nuk mjafton vetëm peshqiri.

Nëse e lani vetë kafshën tuaj, atëherë duhet të dini se ato lahen ekskluzivisht me shampo për qentë. Pasi ta keni fërkuar mirë, përdorni një shampo cilësore për qentë dhe shpëlajeni tërësisht, sepse shpëlarja jo e duhur mund të shkaktojë irritime të ndryshme të lëkurës.

Mos e bëni këtë çdo ditë, sepse edhe larja e shpeshtë mund të shkaktojë irritime të lëkurës, p.sh. alergji. Qeni mund të lahet me shampo një herë në 3-4 muaj.

Për të parandaluar erën e pakëndshme në lëkurën e qenit tuaj, mund të bëni edhe sa vijon: shtoni një lugë çaji uthull molle në një litër ujë. E gjitha varet nga madhësia e qenit. Për qentë e racave më të mëdha, bëni tretësirën 3-4 lugë çaji për tre litra. Lyejeni një leckë në këtë tretësirë dhe fërkojeni qenin në anën e kundërt të drejtimit të rritjes së qimeve.

Uthulla është shumë efektive kundër aromave të pakëndshme. Kjo do të bëjë që edhe qimet e qenit të shkëlqejnë.

Gjithashtu, edhe një furçë cilësore mund të kontribuojnë në zgjidhjen e aromës së pakëndshme. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
U zgjodh plazhi më i mirë në Evropë, por nuk është tamam një vend tipik për pushime verore

U zgjodh plazhi më i mirë në Evropë, por nuk është tamam një vend tipik për pushime verore

Çfarë të vizitosh
Sjellja me kolegët që nuk ndalen së foluri

Sjellja me kolegët që nuk ndalen së foluri

Këshilla Lifestyle
Luani: Horoskopi vjetor për 2024

Luani: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Kalo në kategori